Humbi kontaktet 5 vite më parë duke lënë vajzën e mitur, motra në 'Pa Gjurmë': Presim kthimin...

2020-05-15 0

Anita Tafani që nga prilli i vitit 2015 ka humbur çdo kontakt me familjarët, duke lënë edhe vajzën që asokohe ishte vetëm 5 vjeç, të rritet pa nënën. Në vitin 2012 bashkë me bashkëshortin e saj dhe me vajzën emigruan drejt shtetit gjerman për një jetë më të mirë. Në fillim të dhjetorit të vitit 2013 Anita kthehet në Shqipëri dhe shkon tek motra e saj, Anila pasi vëllai dhe nëna ishin në Francë.