Në krah të artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Lulzim Basha paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se nëse do të shembet godina e Teatrit Kombëtar, atëherë do t?i duhet të përballet jo vetëm me revoltën e artistëve, por edhe protestat e qytetarëve.
?Nëse ky pushtet do ti shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës.?
Aferë korruptive të një qeverie në ikje, e cilësoi vendimin për prishjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një teatri të ri. I prerë ishte kur tha se teatri për opozitën është vijë e kuqe.
?Çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve. Teatri është vija e kuqe, akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar.?
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit thanë se do të qëndrojnë deri në fund në betejën e nisur. Më herët, 13 artistë kanë depozituar në SPAK një padi ndaj Kryebashkiakut Veliaj, për shpërdorim detyre dhe korrupsion me projektin e Teatrit Kombëtar.
Përfaqësues të Aleancës i kërkojnë SPAK-ut të hetojë ndryshimet që iu bënë projektit të ndërtimit për teatrin e ri nga kompania private. Sipas tyre ka dyshime që Bashkia Tiranë mund t?i shkaktojë shtetit një dëm prej afro 300 milionë eurosh.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/