Meta tjeter padi ne Kushtetuese per Teatrin Kombetar

2020-05-15 0

Pas padisë për ligjin për Teatrin Kombëtar, kreu i shtetit i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë që e kalon godinën në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta tha se pas prishjes së kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar fshihet qartazi një qëllim politik i qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

?Prishjen e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, gjë e cila do të përbënte shkelje shumë të rëndë të parimeve kushtetuese që lidhen me identitetin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, vlera këto të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë ka aderuar apo i ka ratifikuar. Prandaj këto akte duhen shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të vendosë sa më shpejt edhe për pezullimin e ekzekutimit të tyre?.

Në argumentin e tij ligjor, Presidenti sqaroi se vendimi i qeverisë bie ndesh me Kushtetutën, ndërsa Bashkia e Tiranës nuk mundet të ketë në pronësi dhe aq më pak të shprehet për çështjet që kapërcejnë kufijtë e kompetencës dhe juridiksionit vendor që i përkasin sipas ligjit.

?Juridiksioni i Bashkisë Tiranë për të vendosur për ?Teatrin Kombëtar?, është i kufizuar. Për një pasuri të tillë publike, pronësia duhet të qëndrojë në emër të Republikës së Shqipërisë?.

Ndaj dhe fjalën e fundit për Teatrin Kombëtar, kreu i shtetit thotë se e ka vetëm Kushtetuesja.

?Ai kompleks godinash për shkak të interesit dhe trashëgimisë që përmban, nuk është çështje vlerësimi më vetëm e një Qeverie apo e një Bashkie, por çështje e ndjesisë publike të gjithëpranuar për vlerat artistike dhe kulturore që bart?.

E kundërta sipas Presidentit mund të sjellë pasoja të parikuperueshme, ndërkohë që thotë se mund të restaurohen godinat ekzistuese.

?Nëse Teatri Kombëtar do të preket para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet një shtet i së drejtës?.

Një ditë përpara mbledhjes online të Këshillit Bashkiak që i hap rrugë edhe prishjes së teatrit, kreu i shtetit nuk hezitoi të bëjë një paralajmërim edhe për Veliajn.

?Sa i takon ndonjë karagjozi që do të bëjë prova force me Presidentin apo me këdo tjetër, duhet ta ketë të qartë se Presidenti sillet me përgjegjësi maksimale, mban shënim çdo gjë?.

I kursyer në fjalë, Presidenti nuk la pa komentuar edhe deklaratën e kryebashkiakut i cili pak ditë më parë e ftoi kreun e hstetit të ngasë gomarin e tij e të mos përfshihet në çështjen e teatrit.

?Për cilindo që nuk e ka kuptuar dhe nuk do e kuptojë asnjëherë, Europa nuk është thjesht Euro, është kulturë, vizion por edhe identitet?.

Nuk e tha prerazi nëse do të dalë në shesh me artistët për mbrojtjen e teatrit, por i sigurt ishte kur deklaroi se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës.

?Presidenti është gjithmonë në krye të detyrës së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar e publik. Do të jetë gjithmonë në krye të detyrës?.

Sipa...

Free Traffic Exchange