Dokumenti i pronës nga celulari - News,Lajme - Vizion Plus

2020-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dokumenti i pronës tashme mund te merret nga celulari apo nga një kompjuter me një aplikim tek e-albania.
Aplikacioni i ri është prezantuar nga kryeministri Edi Rama i cili tha se pas 30 vitesh zvarritje te ceshtjes se pronave të gjithë qytetarët mund ta marrin dokumentin për pak minuta.
E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t?i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t?i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë.Kreu i kadastrës Artan Lame u shpreh se shërbimet për pronat e regjistruara do të merren për 3 deri në 5 minuta.Qytetari me këto shërbime, ka tre elementë. E para ku e merr shërbimin, e dytë sa kohë do t?i duhet për ta marrë shërbimin dhe e treta si e merr shërbimin.Qytetari nuk ka më punë me sportelet tona. Kur, është ajo që po bëjmë sot.Sa-ja është që aplikimi po bëhet online dhe nëse paguan me kartë shërbimi i kthehet mbrapsht përgjigja brenda 5 minuta.Kryeminstri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që dy javët e para të testimit të kenë durim, pasi sistemi mund të hasë vështirësi dhe mund të mos arrijne te marrin dot sherbimin.

Free Traffic Exchange