Kryeministri i vendit në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Kadastrës, Artan Lame dhe drejtoreshën e AKSHI Mirlinda Karcanaj, kanë prezantuar lehtësimet që tashmë qytetarët do të kenë sa i takon veprimeve dhe procedurave që do të ndjekin për të marrë hipotekën nga Kadastra.
Rama njoftoi se shërbimi online është i aksesueshëm për të gjithë, ku parashikohet që brenda 5 minutave, qytetarët do të kenë marrë shërbimin që kërkojnë.
Kryeministri u shpreh se qytetarët nuk do të kenë më nevojë që të shkojnë pranë institucionit dhe të presin për shërbimet, por do t?i kryejnë vetë online.
?Që prej 1 Janari shërbimet kadastrale bëhen me aplikime online dhe me futjen e vulës elektronike, tanimë edhe pjesa tjetër e shërbimit do të behët online. Që do të thotë që nuk është më nevoja dhe në një proces të arsyeshëm tranzicioni, nuk do të jetë më dhe mundësia për të shkuar fizikisht e për të marrë shërbime sepse gjithçka do të bëhet nga shtëpia, telefoni apo kompjuteri. Faktikisht deri në Dhjetorin e shkuar qytetari duhej të paraqitej fizikisht dhe duhej të aplikonte, të kryente pagesën dhe të priste deri në ditën që t?i thuhej ?hajde merr dokumentin? dhe kjo ishte një ditë që, ose nuk vinte kurrë, ose nuk sillte shërbimin e kërkuar, e kështu ishin krijuar qerthujt e tmerrshëm të sekserëve duke përfshirë patjetër dhe gishtat e tyre brenda sistemimit në një panoramë të tërë korrupsioni. Qytetarët tani aplikojnë online përmes telefonit dhe llogarisë së tyre personale, ose shkojnë në sportele dhe ndihmohen për të bërë shërbimet online... pra deri këtu kemi lehtësuar vetëm aplikimin. Sot jemi këtu për të lajmëruar se kemi lehtësuar të gjithë procesin. Ky është një revolucion i vërtetë dhe i plotë në rezultatin konkret që i gjithë sistemi pengues, thithës i të ardhurave të qytetarëve në kanalet e zeza të korrupsionit, do të shmanget. Koha e shërbimit bëhet 3 deri në 5 minuta?. /tvklan.al