Report TV -Dy javë i zhdukur/ Kthehet me këmbët e veta në shtëpi gardisti! Daja në 'Pa Gjurmë

2020-05-15 0

TIRANË- Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike kthehet në shtëpi 2 javë pasi u zhduk, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti. 27-vjeçari u denoncua si i humbur në emisionin ?Pa gjurmë?, ndërsa është kthyer me këmbët e veta në banesë. Lëvizjet kaotike dhe pa destinacion të të riut sipas familjarëve kishin të bënin më gjendjen e ankthit që i riu po kalonte gjatë kohës së karantinës. I riu ndodhet në spital, nën trajtimin e mjekëve, pasi nuk gëzon shëndet të mirë mendor, për shkak të humbjes së vetëdijes. Në një lidhje telefonike, daja i 27-vjeçarit Haxhi Vela tha se ai nuk mbante mend asgjë.