Një ditë pas vendimit unanim të FSHF-së me ?bosët? e klubeve të Superligës për të rifilluar futbollin me 3 qershor mungon ende miratimi i Ministrisë së Shëndetësisë. ?Report TV? u interesua për këtë çështje në ministri dhe përgjigjja ishte që nuk ka ende një vendim për këtë çështje, pra ende nuk ka leje që ndeshjet e futbollit të rinisin më 3 qershor.