#tvora #rtvoranews #intervista
Erand Llanaj, studiues i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në një nga laboratorët më të mira në Hungari e hedh poshtë dy studimet franceze se nikotina mund të na mbrojë nga koronavirusi.
Për Ora News, ai tregoi se autorin e një prej këtyre studimeve e kanë demaskuar pasi është financuar historikisht nga industria e duhanit.
Llanaj: Duhani vret 8 milion njerëz çdo vit, nga të cilët 7 milion vdesin nga duhanpirja aktive dhe 1.2 milion vdesin duke u ekspozuar nga tymi kur dikush tjetër e pi. Nëse shihni vlerat e vdekshmërisë së Covid 19, atë që Covid e vret për 6 muaj, duhanpirja e vret brenda një jave.
Disa studiues si në çdo fushë të jetës kanë nevojë të marrin një copë torte të vëmendjes në këto momente dhe publikojnë një studim duke futur të dhëna që ne i dimë shumë mirë si studiues mes nesh por duke ngacmuar publikun. Janë dy studime. Te i dyti ne kemi bërë diskretitimin e këtij autori, është financuar historikisht nga industria e duhanit. Ka marrë 220 mijë dollarë për të propaganduar axhendën e duhanit. Studimi bazohet në hipotezë dhe nuk ka asnjë fakt, i vetmi fakt ku bazohet është studimi i parë që kishte mangësi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/studiuesi-shqiptar-kunder-studimeve-franceze-sa-vret-covidi-ne-6-muaj-duhani-vret-ne-1-jave
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv