Report Tv, Veri Jug - Nënë Fata, historia e shtëpisë sime. Të dielën, ora 14:30

2020-05-14 0

Veri Jug ka udhëtuar në një nga fshatrat e Tiranës, në Zall Herr, një zonë me 3.500 banorë dhe me zero të prekur nga coronavirusi Covid 19 dhe ka ndjekur historinë e ndërtimit të shtëpisë së re të familjes Neli, pas shembjes së shtëpisë së parë nga stuhitë e dimrit dhe tërmeti i 26 nëntorit. Kamera e emisioneve Veri Jug sjell në kujtesë plane nga shembja e shtëpisë një vit e gjysmë më parë dhe më pas, plane nga shtëpia e re, ndërtuar nga drejtuesit e pushtetit vendor të Njësisë Administrative Zallherr. Ndihmat, solidariteti dhe humanizmi në ditë të vështira për familjen Neli. Lumturia e nënë Fatës, gruas hallemadhe që falenderon drejtuesit vendorë dhe angazhimi i familjes në punët e sezonit në tokat me ullinj dhe arat me zarzavate. Të dielën, premierë, ora 14.30

Free Traffic Exchange