'Këto pallate thyejini me ndonjë ngjyrë', Rama inspekton bulevardin në Vlorë: Shumë bukur ka dalë!

2020-05-14 1

Kryeministri Edi Rama është vendosur ditën e sotme në Vlorë ku ka inspektuar disa nga projektet me të cilat po punohet. Pas inspektimit të shëtitores dhe bypass-i në Vlorë, Rama u ndal në bulevardin "Ismail Qemali" dhe transformimit të tij.

"Drejt përfundimit edhe faza 2 e Bulevardit "Ismail Qemali", ku tanimë përjetohet transformimi fantastik, që do të vijojë çdo vit me rritjen e kurorave të pemëve deri në krijimin e "tuneleve" të gjelbër për këmbësorët vlonjatë e turistë, përgjatë gjithë aksit të bulevardit", tha Rama.Gjatë inspektimit të bulevardit i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe deputeti Damian Gjiknuri, Rama nuk ka rezistuar pa 'marrë penelin e tij' dhe dhënë ide në lidhje me godinat dhe pallatet anash bulevardit për t'i bërë ato sa më të gjalla dhe tërheqëse, por nuk kursen as kritikat për shtyllat po kondicionerët që duhen larguar.