http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita ndërkombëtare e punëtorëve është pritur me protesta në disa qytete të vendit.Në Fier, punonjës të rafinerisë së naftës dhe përaqësues të Partisë Demokratike protestuan kundër kryeministrit rama, i cili zhvilloi një vizitë në këtë qytet për të inspektuar punimet në lumin Gjanica.Ata akuzuan kryeministrin se mashtroi me pagën e luftës, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për t?i shpërndarë.Në protestë dolën edhe bizneset në Berat. Ata u ankuan për taksat e larta të vendosura nga bashkia.Protestës së bizneseve iu bashkua edhe dega e PD-së në këtë qytet si dhe qytetarë të ndryshëm.Ndërkohë në Durrës, peshkatarët kontestuan çmimin e lartë të naftës.Peshkatarët kërkuan që ta blejnë naftën me të njëjtin çmim si ai që tregtohet në bursë.Në protestë dolën edhe tregtarët e tregut industrial të qytetit bregdetar si dhe ata të rrobave të përdorura të cilët kërkuan të përfshihen në pagën e luftës pasi prej një muaji janë të papunë.Por protestat nuk u ndalën as në Vlorë. Aty, ku 10 punonjës të rafinerisë së naftës në plazhin e vjetër akuzuan kompaninë se prej katër vjetësh nuk u ka dhënë pagat.