#tvora #rtvoranews
Kryeministri Edi Rama u prit me protestë në Fier nga një grup naftëtarësh që akuzat i kishin për ministren e Energjisë, Belinda Balluku. Ata thanë se s'kanë marrë ende pagat e luftës ndërsa po kalojnë ditë të vështira pasi kanë disa muaj pa punë.
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Fierit, aty ku shkoi për të inspektuar punimet e qendrës së qytetit.
Dhjetëra qytetarë, punonjës të rafinerisë së naftës dhe përfaqësues të Partisë Demokratike dolën për të protestuar kundër kryeministrit Rama.
Ndërkohë dy persona janë shoqëruar nga policia,
Naftëtarët thonë se nuk kanë marrë pagën e luftës e premtuar nga qeveria, ndërsa shprehen se janë pa bukë.
"Ku e ka zonja Balluku që naftëtarët do kenë 400 mijë lekëshin, pse mashtron. Ky kryeministër që thotë do ti merrni pagat e luftës, pse mashtron. Dritat dhe ujin me çfarë ti paguajmë, të shesim xhaketat. I bëjmë thirrje kryeministrit të verë dorë mbi naftëtarët ose përndryshe do hyjmë në grevë urie"
"Jemi të indinjuar sepse ministrja Balluku e tregoi fytyrën e saj. Ministrja Balluku tha se naftëtarët e kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që ne nuk e kemi marrë akoma. Ne kërkojmë edhe rifillimin e punës"
Të pranishme ishin edhe forcat e policisë, të cilat bënë thirrje për të mos u grumbulluar.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-pritet-me-protesta-ne-fier-nuk-kemi-marre-pagen-e-luftes-jemi-pa-buke
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv