FIER- Vizita e kryeministrit Edi Rama në Fier është shoqëruar me protesta thirrur nga Partia Demokratike. Pjesa më e madhe pa maska e doreza dhe pas distancim sociale, janë shprehur se nuk kanë marrë pagën e luftës dhe se gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar së tepërmi.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen në shtëpi, por kjo thirrje nuk është dëgjuar, e për pasojë janë shoqëruar tre persona, mes tyre dhe 2 drejtues të strukturave të PD-së. Për kreun e PD-së së Fierit, Luan Baçi, policia ka bërë një sjellje provokative kundrejt qytetarëve, sipas së cilit këta të fundit kanë qenë të pajisur me leje në e- albania. Ai ka kërkuar lirimin e të arrestuarve, duke paralajmëruar mëruar se nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, do të "përballen me zemërimin e qytetarëve".Nga ana e kryeministrit Edi Rama, nuk ka pasur asnjë reagim. Ai ka inspektuar dy kantieret, rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica si dhe rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës "Jakov Milaj", por nuk bëri asnjë koment mbi protestat.
Organizimi i protestave është e ndaluar me ligj, në një kohë pandemie, që vendi po përjeton në këto momente. Sipas aktit normativ të hyrë në fuqi disa javë më parë, për masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit, kush organizon protesta, ndeshje apo konferenca 5 mln lekë gjobë.