Top News - Joe Biden flet për herë të parë mbi akuzat për agresion seksual!

2020-05-14 0

Joe Biden, kandidati potencial i demokratëve për garën për president të SHBA-së pritet të flasë për herë të parë për akuzën e bërë nga një ish-ndihmëse e tij në Senat, e cila pretendon se ai e ka sulmuar seksualisht në vitin 1993, një akuzë që zyrtarët e fushatës së Biden e kanë hedhur poshtë.

Biden është planifikuar të intervistohet në lidhje me këtë çështje gjatë programit të rrjetit kabllor MSNBC ?Morning Joe?, sipas njoftimit në Twitter të enjten të vetë rrjetit.

Ndihmësit e fushatës së tij thonë se incidenti nuk ka ndodhur kurrë, por vetë Biden ka qëndruar në heshtje lidhur me këtë çështje. Të mërkurën kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, demokratja më e lartë në Kongres, i bërë atij një mbrojtje të fuqishme Biden, duke theksuar historinë e gjatë të ish-Nënpresidentit në mbështetje të politikave që synojnë të ndalin abuzimin me gratë.

Plani për intervistën vjen në kohën kur disa demokratë i kanë kërkuar 77-vjeçarit t?i përgjigjet direkt akuzës.Tara Reade, një grua nga Kalifornia, e cila ka punuar si asistente e stafit në zyrën e Biden në Senat nga dhjetori 1992 deri në gusht 1993, e ka akuzuar në intervista mediake se në vitin 1993 ai e ka përplasur atë në mur, i ka ngritur fundin dhe ka prekur me duar.

Biden pritet të jetë kandidati demokrat përballë republikanit Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoeBiden#NancyPelosi#TopChannel