PD: Ndalohen tre qytetare pas vizites se Rames ne Fier

2020-05-14 0

Tre qytetarë janë ndalur në qytetin e Fierit pas vizitës që ka bërë kryeministri Edi Rama. Kryetari i PD-së për Fierin, Luan Baçi ka deklaruar për mediat se policia ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme dhe provokative ndaj qytetarëve.

Prej të ndaluarve, dy janë kryetarë të grupseksioneve, ndërsa Baçi shtoi se ndalimi i tyre është i paligjshëm./

?Jam këtu për të denoncuar sjelljen e padenjë dhe arrogante të Policisë së Shtetit. Si shumë qytetarë, punonjës të naftës, punonjës të ndryshëm kishin dalë në qendër të Fierit dhe duke qëndruar në shesh, policia ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme duke shpërndarë qytetarët me urdhra të çuditshëm dhe provokative ndaj qytetarëve me idenë se kishin vizitën e të famshmit kryeministër që vjen fshehurazi dhe ikën fshehurazi në Fier. Në këtë provokim pati edhe qytetarë të revoltuar që bërtisnin dhe shanin. Marr vesh tani që kanë ndaluar në mënyrë të paligjshme tre qytetarë të fierit, dy prej tyre janë kryetarë të grupseksioneve, anëtarë të kryesisë së PD dega Fier, Afrim Verzoni dhe Pandeli Tole?, tha Baçi.

Ai i bëri thirrje që policisë që t?i lirojë qytetarët.

?Nuk kanë bërë asnjë lloj shkeljeje. Kanë qenë me leje. Ua kanë treguar policisë kur janë pyetur, kanë mbajtur distancë?, tha Baçi, i cili shtoi se në të kundërt policia do të ballafaqohet me fuqinë e popullit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange