Grimieri historik i Kinostudios, Rakip Lamaj rrëfim mbi jetën mes xhirimeve të filmave shqiptarë

2020-05-14 2

Histori të pafundme të gdhenduara në fotografi, si për të thënë se aktorët shqiptarë janë destinuar të rrojnë përjetë në memorien tonë, rrëfen grimieri historik I Kinostudios ?Shqipëria e Re? Rakip Lamaj.
Në një intervistë për emisionin ?Rreze Dielli? ai sjell copëza kujtimesh, të pathëna më parë nga prapaskenat e xhirimeve të filmave shqiptarë. Marrëdhënien me aktorët e regjisorët e sheh si një miqësi që i përngjan më shumë një familje, që vazhdon të ruhet me fanatizëm edhe pse në distancë.