Përgjatë këtyre 8-të javëve me anë të lidhjeve skype kemi shkuar anembanë botës, për të mësuar më shumë detaje rreth shteteve të ndryshme. Këtë mëngjes do të ndalemi në Moskë, Rusi ku në fakt këtë javë ia ka tejkaluar Kinës dhe Iranit, përsa i përket rasteve të reja të të infektuarve. Rusia aktualisht është vendi i 8-të më i prekur përsa i përket infeksioneve, rasteve të konfirmuara. Kujtojmë se në fund të muajit mars (25 mars), Rusia mori masa përsa i përket kontrollit dhe përhapjes së këtij virusi, ndërkohë që me 13 prill këto masa u shtrënguan akoma dhe më shumë. Presidenti Vladimir Putin, dy ditë më parë njoftoi se për shkak të rritjes së rasteve të reja, masat e izolimit do të mbeten në fuqi deri më 11 maj edhe pse transporti publik brenda qyteteve nuk është mbyllur por jashtë qytetit po. Për të na folur më gjatë rreth situatës në Moskë, ishim në një lidhje skype me studenten Xhoi Çela, që studion në ?Peoples' Friendship University?, ku kryen masterin për kritikë letrare.
"Ne jetojmë në një konvikt ku kemi mjedise të përbashkëta; gatuajmë në një vend, jetojmë me të tjerë në dhomë etj. Le të themi që, ka një lloj rrezikshmërie por kujdesi është shumë i madh; nuk dalim jashtë dhe qëndrojmë të gjithë brenda. Fatmirësisht në konviktin ku unë banoj nuk ka pasur të infektuar por ka pasur në konvikte të tjera. Dy javë më parë u shfaqën rastet e para dhe u morën masa drastike . U bënë teste për të gjithë konviktin dhe ishin të vazhdueshme. Të prekurit u izoluan dhe situata tani është nën kontroll"- tregoi studentja shqiptare në Moskë, Xhoi Çela. E pyetur përsa i përket shqiptarëve që jetojnë në Moskë dhe nëse ka të prekur midis tyre ajo tha: "Këtu ka një numër të vogël shqiptarësh. Me sa kam biseduar me miket e mia ka pasur dy shqiptarë të prekur por me simptoma të lehta".
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel