Top News - “Koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë”- Trump thotë se ka parë prova…

2020-05-14 0

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai ka parë prova që i japin atij një ?shkallë të lartë besimi? se koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë.


Duke folur në Shtëpinë e Bardhë më 30 prill, Trump tha se ai i kishte parë provat, por nuk pranoi të jepte detaje, duke shtuar se nuk i lejohet të flasë për këtë.

Komentet ka të ngjarë të rrisin përplasjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Javët e fundit të dyja vendet kanë shkëmbyer akuza dhe mohime për origjinën e koronavirusit.

Trump pretendoi sërish se koronavirusi mbase është përhapur për shkak të një gabimi në laborator, duke shtuar se Kina nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e tij, ose thjeshtë e kanë lënë atë të përhapej.

Deklaratat e Trumpit vijnë pasi agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se ende po hulumtonin nëse pandemia mund të ketë rezultuar nga një aksident në një laborator kinez.

Megjithatë këto agjenci e kanë përjashtuar mundësinë që virusi ?të jetë krijuar nga njeriu ose të jetë modifikuar gjenetikisht?.

Laboratori në Vuhan të Kinës, të cilit iu referua Trumpi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan.

Në fillim të kësaj jave, Kina akuzoi politikanët amerikanë për ?gënjeshtra?.

Derisa zyrtarët kinezë kanë pranuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se nga e kishte origjinën sëmundja, shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg të kafshëve të egra në Vuhan.

Zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë shprehur vazhdimisht zhgënjime me Kinën. Pompeo javën e kaluar kërkoi që qeveria të shpjegonte se çfarë ndodhi.

Ai tha në një intervistë më 29 prill se Partia Komuniste Kineze ?nuk ka qenë e hapur?.

Pompeo në intervistën për Fox News vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara e dinë se mjekët që raportuan për shpërthimin nuk ishin në gjendje të flisnin lirshëm dhe qeveria kineze dëboi gazetarët amerikanë.

?Ne e dimë që ata janë përpjekur ta mbulojnë këtë?, tha ai.

Ai shtoi se është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht se nga erdhi virusi ?në mënyrë që të parandalojmë që diçka të tillë të ndodhë përsëri?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#Wuhan#TopChannel