Rakip Lamaj kujton momentin kur takoi Kadri Roshin: Ishte një kolos i përulur

2020-05-14 0

Në një intervistë për emisionin ?Rreze Dielli? grimieri historik i Kinostudios ?Shqipëria e Re?, Rakip Lamaj sjell copëza kujtimesh, të pathëna më parë nga prapaskenat e xhirimeve të filmave shqiptarë. Marrëdhënien me aktorët e regjisorët e sheh si një miqësi që i përngjan më shumë një familje.
Puna me kolosët e kinematografisë shqiptare, për grimierin historik të Kinostudios ?Shqipëria e Re? është kujtimi më i bukur i jetës. Një nga këto kujtime, është edhe biseda me Kadri Roshin.
"Në vitin 1998 regjisori Petrit Ruka bëri një dokumentar për figurën e Kadri Roshit. Në këtë dokumentar ai vendosi të realizojë pak a shumë ëndrrën e Kadri Roshit dhe e solli në dyqanin tim për të ealizuar figurën e Ali Pashës. Kadriu mu drejtua dhe më tha: Pse vajte në Itali për të mësuar? I thashë: Zoti Kadri, profesioni është i pafund. Gjithmonë njeriu ka cfarë mëson. Dhe ai ashtu siç ishte, jo si I pafuqishëm, por si një djalë I ri u ngrit dhe më puthi: Bravo më tha! Ky është një moment shumë I bukur." kujton ai.

Free Traffic Exchange