Gdhendët një faqe të re mes Shqipërisë e Italisë'! Mbyllin me sukses misionin humanitar në Itali

2020-05-14 0

Të cilësuar si heronj jo vetëm për Shqipërinë, por dhe nga vetë Italia, 30 mjekët dhe infermierët kanë mbyllur me sukses misionin e tyre humanitar në luftën me COVID-19 krahë kolegëve italianë. Grupi i parë i mjekëve të dërguar në Itali qëndruan atje për 1 muaj duke ndihmuar kolegët e tyre italianë në pikun e pandemisë dhe në një nga zonat më të nxehta atë të Lombardisë duke dhënë kontributin e tyre në spitalin e Brescias. Sot këto bluza të bardha të vlerësuar për punën e tyre dhe nga koleget italianë gdhendeshin faqen e re mes dy popujve, mes Shqipërisë dhe Italisë.