Mjeku i diktatorit: Ky ishte fundi i Enver Hoxhes (Histori me Zhurmues)

2020-05-14 68

Histori me Zhurmues - Viti 1985 - Emisioni 18 - Sezoni 1 (03 maj 2009)

Prej kohësh agjencitë dhe media e huaj komentonte gjendjen e rëndë shëndetësore të liderit komunist Enver Hoxha. Por çfarë thonë mjekët e grupit që ndiqnin në atë kohë shëndetin e diktatorit?

Mjeku Sabit Brokaj ishte i ftuar në ?Histori me Zhurmues? të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço ku tregoi detaje lidhur më shëndetin e diktatorit Enver Hoxha dhe fundin e tij.

?Në vitin 1985 realisht gjendja shëndetësore ishte e rëndë. Ishte një rëndim progresiv ashtu siç edhe jep një diabet i vjetër që godet tre organe, zemrën, trurin dhe veshkat nga të cilat realisht Enveri vuajti. Siç dihet në vitin 1973 ai përsoi infarkt, u mbajt si gjendje e stabilizuar, u rëndua problemi kardiovaskular në Janar të vitit 80. Më pas në 1984 pësoi dëmtim të trurit nga diabeti, pësoi një gjendje kome, por u riaftësua fare mirë dhe në fund pësoi edhe dëmtimin e veshkave me azotemi të lartë. Rëndimi i shëndetit ishte gradual duke shënjuar organet jetësore. Në atë kohë mbuloja shërbimin e ekografisë. Së fundmi unë bashkë me doktor Ahmet Kamberin shkonim të dy me qëllim që ekipi të ishte sa më i plotë dhe e kishim të qartë gjendjen. Më datë 9 Prill ne ishim të dy tek ai, kishim bërë edhe vizitën e mëngjesit papritur na bie sinjali dhe e gjetëm pa aktivitet jetësor, zemra kishte ndaluar dhe frymëmarrja po ashtu. Bëmë goditje elektrike dhe u kthye pas shumë goditjesh dhe nga një asistecë e përsosur. Prej datës 9 e deri në 11 Prill për çudi nuk pati asnjë luhatje. U pa që nuk po zgjohej. U pa që ringjallja kishte ndodhur me vonesë, truri nuk u kthye më, veshkat ishin organi i dytë që nuk u rikthye dhe natyrisht përcaktuan fundin. Ne ishim të gjithë aty. Vazhduam goditjet, por ishte e pamundur, pamë njëri-tjetrin në sy dhe morëm një miratim në sy. Ishte krejtësisht e kotë të digjje gjoksin e tij me 400 vat që godisnim ne. Dhe ky ishte edhe fundi.

Pas këtij momenti erdhi Ramiz Alia aty, siç ishte rregulli mbajtëm ato dy tre orë.

Ramizi na kërkoi të përpilonim përfundimin sepse do të jepej në gazetë dhe në komunikatë është dhënë çdo gjë. Dhe na tha ta çonim në morg. Ne nuk menduam se do të çohej në morg sepse diagnozat e tij ishin mëse të qarta dhe njihej mirë, nuk do zbulonte gjë morgu. E çuam në morg, u bë autopsia. Ai përherë është trajtuar në shtëpi, ekipi e shoqëronte përherë dhe dihej vetëm nga Hysni Kapo dhe nga asnjë tjetër. Ishim të udhëzuar të mos flisnim. Komunikimi në atë kohë ishte shumë zyrtar dhe shumë strikt. Nga mezi i vitit 80 na u tha që kartelën t?ia bënim të ditur Mehmet Shehut, iu paraqit me të gjithë situatën dhe iu kërkua edhe fond. Ai tha merni ç?të doni. Kur mjekët do të dilnin nga dhoma e tij ai iu thotë shkoni edhe tek Ramizi. Pas kësaj secili mund të ngrejë edhe hipoteza, por kështu ka qenë? tregoi mjeku.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://...

Free Traffic Exchange