http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet ndotja në liqenin e Fierzës. Këto pamje tregojnë se e gjithë sipërfaqja ujore është pushtuar nga mbeturina të shumta, që nga shishet plastike e deri tek materialet e ambalazheve.Ndotja është rikthyer në shqetësim dhe për ata pak qytetarë që shfrytëzojnë këtë pasuri ujore për të pushuar apo dhe peshkuar. Në vitin 2014, ministria e mjedisit nënshkroi një marrëveshje me ministrinë e linjës në Kosovë për vendosjen e rrjetave të çelikut në deltat e lumenjve që furnizojnë liqenin, me qëllim ndalimin e ndotjes që vjen kryesisht nga Prizreni. Por edhe pse kanë kaluar 6 vite nga firmosja e marrëveshjes, këto struktura mbrojtëse ende nuk janë ndërtuar.