Nis skriningu për të punësuarit nëpër çerdhe

2020-05-14 0

Filloi testimi i punonjësve të çerdheve për COVID 19, të organizuar me termine që të mos mblidhen shumë njëkohësisht. Të testuarit vlerësojnë se është mirë të detektohen punonjësit e infektuar me Koronavirus para hapjes eventuale të çerdheve.

?Planifikojmë çdo ditë të marrim 90 deri 100 strisho. Çdo ditë do të shkojmë në çerdhe të ndryshme. Do të përfshihen edhe çerdhet private, varësisht me çfarë tempo do të punojmë?, tha Zoran Çaleski, Qendra për shëndet publik.

?Është mirë që testohemi, që të dihet nëse jemi pozitivë ose negativë. Bëhet fjalë për fëmijët?, u shpreh Punonjëse në çerdhen ?Majski Cvet? , Shkup.

?Mirë është, pse jo, le të shihet?, u shpreh një punonjëse në çerdhen ?Majski Cvet?, Shkup.

Edhe po të rezultojnë negativ, ato thonë se do të punojnë me frikë se mund të infektohen ditët në vijim, para ose pasi të fillojnë me punë. Këtë rrezik nuk e përjashton as Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Filipçe tha se testimi në gjithë shtetin duhet të mbarojë për dhjetëra ditë, ndërsa hapja eventuale e çerdheve do të bëhej në të njëjtën ditë

Testimi duhet të zgjasë dhjetëra ditë, duke e pasur parasysh numrin e përgjithshëm të të punësuarve në çerdhe. Megjithatë ditët në vijim ka mundësi ta rrisim kapacitetin e testeve, në kuptim të shpërndarjes në më shumë laboratorë...çerdhet do të hapen të gjitha njëkohësisht sepse është e rëndësishme edhe për kthimin e qytetarëve në punë. Nuk mund t?i hapim një nga një - deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe nga testimi në Shkup që filloi sot, testimi në qytetet tjera do të fillojë në fund të këtij muaji dhe fillim të muajit të ardhshëm. Paralelisht me testimin përgatiten edhe protokollet mbi mënyrën e funksionimit të çerdheve.

Anesa Salihu