Hiqet TVSH-ja për jahtet - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 82 vota pro parlamenti ka vendosur te heqë TVSh për jahtet, një mase qe i jep mundësi Shqipërisë te ketë një flote jahtesh e te zhvilloje turizmin detar qe aktualisht është pothuaj zero. Ministri I turizmit Blendi Klosi mbrojti parashikimet e reja ligjore duke theksuar se ky është një mekanizëm ekonomik qe synon ngritjen e një industrie te re ne ShqipëriBLENDI KLOSIMINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT?Nuk ka asnjë humbje në buxhetin e shtetit se kjo industri nuk ekziston ne Shqipëri, por nëpërmjet këtij mekanizmi ne synojmë të bëhemi një vend atraksioni për një industri të re që duhet të ndërtohet në Shqipëri. Një industri që ekziston në të gjitha vendet e Mesdheut dhe ne duhet të jemi konkurrentë me fqinjët tanë. ?Vendet e Mesdheut numërojnë sot më shumë se 10 mijë marina dhe mbi 6 milionë mjete lundruese, ndërkohë që në Shqipëri ato pothuaj nuk ekzistojnë. ?Ne na duhet që të ngremë një paketë lehtësirash fiskale për të pasur mundësinë që në Shqipëri të gjejnë vend për tu ngritur një industri e re e detit, per tu hapur me shume vende pune. Një industri e re qe me shtimin e jahteve të reja që sot nuk eksitojnë në marrjen e flamurit shqiptar, e te krijojmë një atraksion të ri për Shqipërinë.?Sipas ministrit Klosi vendosja e flamurit shqiptar në jahte do të sjellë edhe ndryshimin e imazhit të Shqipërisë dhe rezultatet e lehtësirave fiskale do të jenë të prekshme që këtë vit.