“Quhem Rudina Azem Hajdari”/ Deputetja shpërthen në Kuvend - Vizion Plus

2020-05-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetja Rudina Hajdari akuzoi këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit deputetë e ministra për abuzim me tendera, ndërsa refuzoi të fliste për shkarkimin si kryetare e grupit parlamentar demokrat.Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme, Hajdari tha se nuk do të bëhet pjesë e pazareve politike, të cilat i konsideroi të shpifura. Ajo theksoi se është e rëndësishme që në këtë parlament të vijnë njerëz që përfaqësojnë qytetarin dhe jo biznesmenin.?Skena politike sot është shndërruar me këta politikanë të cilët pas vetes së tyre kanë një të fortë, një narkotrafikant. Ka po ashtu ata opozitarë që duan një llokmë të kësaj gjëje. Mos bëni opozitë duke dashur llokma. Nuk bëhem pjese e pazareve në këtë parlament. Duhet të mbarrojë kjo mënyrë e shpifur që ne ulemi dhe i shkelim syrin njëri-tjetrin. Bëjmë akuza, flasim për koncesione dhe më pas ulemi për darkë për të marrë një llokmë nga ai koncesioni. Unë nuk do bëhem kurrë pjesë e atij pazari. Unë nuk do jemi kurrë mashtruese në këtë vend. Unë nuk do dal me asnjë qindarkë më shumë nga ky vend. Do jem kjo që jam edhe pse do kemi shumë shkopinj nën rrota, do kem shumë njerëz që do më ndalojnë, do kem shumë njerëz që do më luftojnë. Por dijeni mirë, që qytetarët shqiptarë do e kuptojnë shumë mirë, që unë quhem Rudina Azem Hajdari dhe kjo do shkojë deri në fund.?