Deputeti opozitar Halil Jakimi tha se do ta kushtëzojë votën për reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit. "Unë personalisht dhe grupim im nuk janë noterë por deputetë të këtij kuvendi. Nuk do të votojmë asnjë produkt që bie ndesh me kërkesat tona, që kemi shprehur. Nuk foli askush për reformën zgjedhore, përfaqësuesit nuk ishin marrë vesh as për depolitizimin e administratës. Kërkojnë të mos e ndryshojnë sistemin as depolitizim të administratës. Kushtëzoj votën me listat e hapura, të ndryshohet sistemi".