Report TV - Drogë e prostitucion, OFL u kërkon llogari për pasurinë 3 'të fortëve' në Tiranë!

2020-05-14 7

Një i dënuar për prostitucion dhe një i kërkuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal u vunë në sitën e Operacionit Forca e Ligjit këtë të enjte, për të deklaruar pasuritë. Fatjon Manebaj, Denis Qordja (Dervishi) dhe një person me inicialet L.D nga Tirana, kanë 48 orë kohë për t?i dërguar OFL-së formularin e vetëdeklarimit me pasuritë të cilat zotërojnë.

Fatjon Manabej është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma si dhe Interpol Tirana, pasi është dënuar nga shteti italian në shtator të vitit 2007 për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai u arrestua në vitin 2014 dhe u lirua pasi vuajti dënimin në vendin tonë.

Ndërsa Denis Qordja, i njohur ndryshe edhe si Denis Dervishi është bërë i njohur nga dënimet që ai ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit.

Denis Qorda rezulton se ka kapital ekonomik më të madh në Tiranë. Qordja sipas një raporti policor rezulton të ketë në pronësi të tij automjete, një furrë buke hapur në 12 shtator 2019, një kompani me vëllain dhe apartamente, lavazh e biznese të tjera. ?Shqiptarja.com? mëson se Denis Qordja për shkak të problemeve me ligjin ka ndryshuan mbiemrin e tij, nga Dervishi në Qordja.

Nërkohë OFL-ja ka evidentuar Denis Qordjen dhe në një biznes tjetër që ai e zotëron së bashku me vëllain e tij, pikërisht ?Zigrifarm? që ka si objekt ?Kultivimin, rritjen dhe tregtimi i kulturave bujqësore dhe blegtorale?. Në këtë kompani të themeluar në muajin prill 2019, Denis Qordja ka 51% të aksioneve me vlerë kapitale prej 25 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve të kësaj kompanie prej 49 për qind e ka vëllai i tij Alfred Dervishi.

Një ditë më parë, Mustafa Lici i ktheu përgjigjen e parë refuzuese OFL-së duke mos pranuar të deklarojë pasurinë, me argumentin se djali i tij Ibrahim Lici nga Shkodra, nuk është person në hetim e për rrjedhojë as subjekt i OFL-së.