I konsideruar si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, Klajdi Gjeçi ka rënë sërish në prangat e policisë. 33-vjeçari u arrestua në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit në vitin 2019, e cila kishte vendosur arrest me burg në mungesë të t ëpandehurit, për veprën penale ?Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike?.
Gjeci u lokalizua në rrugën ?Sami Frashëri? pas marrjes së informacioneve nga policia
Gjeçi është një emër i njohur për policinë, i arrestuar dhe liruar disa herë nga burgu për vepra të ndryshme penale. 33-vjeçari cilësohet si kreu i një bande të trafikut të narkotikëve në kryeqytet. Po ashtu, në 18 janar 2018 ai u arrestua, pasi akuzohej si personi që i vendosi tritol në automjet një biznesmeni pranë Kodrave të Liqenit.
Në 2012 është arrestuar për armëmbajtje pa leje, por u lirua pasi sipas vendimit, Policia nuk kishte marrë leje në Gjykatë për të hyrë në banesë, aty ku iu gjet edhe pistoleta. Ndërsa në 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Edhe në këtë rast, ai u lirua pasi personi i dëmtuar Enton N. tërhoqi padinë.
Ndërsa në dhjetor 2015 Klajdi Gjeci dyshohet se u mor peng nga 3 persona. Të arrestuarit dhe vet Gjeci dhanë dëshmi të paqarta, çka solli edhe lirimin e tyre, pasi 33-vjeçari tha se nuk i njihte personat e arrestuar.