"Ju patët fatin që të ishit i pari që bëtë dy pyetje por cështja që kam dalë këtu është e një rëndësie të vecantë, është cështje e nivelit Kushtetueses dhe askush nuk mund të fshihet pas procedurave për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme që cenojnë një interes të përbashkët të të gjithë qytetarëve, që ka të bëjë me një interes kombëtar dhe kulturor. Sa i takon se ku do të jetë presidenti, presidenti është gjithmonë në krye të detyrës, mbrojtje të kushtetutës dhe do të jetë gjithmonë në kryue të detyrës. Sa i takon ndonjë karagjozi që bën prova forca me presidentin, ta kenë të qartë se presidenti sillet me përgjegjësi maksimale mbanë shënim cdo gjë, i ka bërë paralajmërimet të përsëritura.
Do të bëjë detyrën e tij, pa rënë në provokime banale. I ka ftuar të gjithë të menaxhojnë me përgjegjësi situatën shqetësuese të shëndetit publik dhe ekonomisë. U ka bërë thirrje që të përqendrohen te 15 kushtet e BE-së, nuk kemi nevojë të shtojmë të tjera dhe sjellja ndaj kësaj cështje nuk është në dimensione lokale, por monitorohet maksimalisht dhe do të kishte një ndikim përkeqësues për pozitën tonë që nuk është aspak për t'u krenuar për negociatat. Secili zgjedh rrugën e tij të zgjedh edhe përgjegjësinë dhe pasojat e tij, nuk do të harrohen apo amnistohen si cështje se janë të interesit kombëtar. Shpresoj qw tw heqin dorw nga provokimet, se nuk do tw ishin ato qw do tw ndihmonin pozitwn e kujtdo" tha ai.