Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Shtohet numri i elbasanasve që nisen për në kurbet. Plaga e vjetër dhe e re e Elbasanit por dhe qyteteve të tjera emigrimi i të rinjëve nuk kanë ndalur ritmin as në këto kohë. Ndërkohë që në Elbasan po shtohen gjithnjë e më shumë të ardhurit refugjatë kosovarë, vëtë elbasanasit lënë familjet e tyre dhe nisen drejt Greqisë apo Italisë.
Këta të rinj që do të nisen për në Greqi thonë se varfëria dhe pamundësitë financiare i kanë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe të marrin një rrugë të vështirë mes maleve. Mes tyre ka dhe nga ata që në shtëpi përveç familjarëve kanë lënë dhe kosovarë që i kanë strehuar pas ardhjes së tyre në Elbasan.
Eksodi i dyfisht ai i kosovarëve që largohen nga Kosova dhe ai i shqiptarëve që lënë shtëpitë e tyre vazhdon./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/