Replikat me Spiropalin, Rudina Hajdari: Turp qe ofendoni artistet, terhiqni fjalet dhe kerkoni falje

2020-05-14 18

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me replika mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i vuri në dukje opozitarëve parlamentarë, të paktën dy të përbashkëta me kolegët e tyre që e kanë lënë parlamentin, që sipas Spiropalit të dyja përfundojnë në hiç.

Ajo tha se, kërkesa e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit nuk është argumentuar asnjëherë. Kjo në fakt ishte replika e parë mes dy deputeteve në Kuvend, me Hajdarin që tha se me sistemin aktual kanë ardhur në parlament kriminelë.

Elisa Spiropali: Opozita jashtëparlamentare pretendon se e kundërshton Reformën Zgjedhore për dy arsye, në fakt po bën pazarin e radhës. E kundërshton se nuk do depolitizim nga kreu në fund dhe e kundërshton se gjyqtarët që nuk janë përjashtuar nga Vettingu ende të futen në Kolegj Zgjedhor. Vjen era myk kërkesa e opozitës jashtëparlamentare, kërkon të mbajë në këmbë sistemin e vjetër të drejtësisë. Ju çfarë kërkoni? Për cilin sistem po flisni Nuk keni dhënë kurrë një argument, jo vetëm për këtë sistem, por edhe atij të kaluar që kishim. Dua të kujtoj që edhe me sistemin që kishim më parë, e dini mirë se ç?deputetë kishim në Kuvend, herë bajraktarë, herë të fortë, herë ata që ua nxrrinin votat nga hundët dhe nga sytë njerëzit. Ne duam që njerëzit të jenë të depolitizuar. Jeni ju për këtë? Ne duam që në Kolegji Zgjedhor të jenë gjykatës që e kanë kaluar Vettingun. Jeni ju për këtë apo jo?

Rudina Hajdari: Në këtë parlament keni sjellë kriminelë. A e kuptoni që në këtë parlament nuk bëhet asgjë? A e kuptoni që parlamenti është kthyer në kulisa dhe pazare vetëm për biznesmenë. A e kuptoni që është bërë ky parlament në një lavatriçe pastrimi parash? Ndryshimi i sistemi duhet të jetë i atillë që qytetari shqiptar të jetë i prezantuar këtu dhe jo vetëm vullneti i kryetarit tënd.

Çështja e teatrit, është një çështje tjetër sipas Spiropalit që bashkon opozitarët jashtë dhe brenda parlamentit. Ajo u shpreh se personat që po pengojnë ndërtimin e teatrit janë disa ?politikanë teatralë që janë tallur me vendin dhe me veten?.

Ndërkohë Hajdari i kërkoi Spiropalit të kërkojë falje për mënyrën si iu drejtuar artistëve.

Elisa Spiropali: Sa i përket çështjeve që ngritët këtu. Çështja e teatrit, ja ku bashkoheni sërish. Ata janë as politikanë, as korifejë të artit, ata janë politikanë teatralë që gjithë jetën janë tallur, jo vetëm me vendin por edhe me veten. Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të ngrihet aty, më i mirë, më i bukur, më i fortë dhe më dinjitoz, se kurrë.

Rudina Hajdari: Zonja Spiropali, nuk dua që t?i përdor këto fjalë, duhet të vijë turp që ofendoni artistët e Shqipërisë. Nuk dija që ishe dhe arkitekte dhe të na tregosh si ndërtohet teatri. Teatri ka një shpirt, ka një histori dhe duhet ruajtur. Të lutem shumë mos ofendoni artistët shqiptarë. Të isha në vendin tuaj do e tërhiqja atë fjalë dhe do të kërkoja falje publikisht./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more ...

Free Traffic Exchange