Beqaj i përgjigjet opozitarit: Kam fatin që jam deputet i Dibrës, qarku më pak i prekur nga COVID-i

2020-05-14 2

Deputeti i PS-së Ilir Beqaj duke iu përgjigjur akuzave të Halil Jakimit nga opozita tha se është me fat që është deputet i Qarkut të Dibrës dhe nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje, pasi sipas tij e rëndësishme është që ai qark nuk ka asnjë të prekur me COVID. "Kam fatin e madh të jem deputeti i Qarkut të Dibrës. Shkoj apo jo në Dibër, ka shumë pak rëndësi, rëndësi ka që sot qarku i Dibrës është më pak i prekur nga pandemia e koronavirusit" tha ai.