Report TV - Anila Denaj: Naftëtarët e Ballshit kanë pagën e luftës në llogaritë e tyre

2020-05-14 0

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dha se tashmë naftëtarët kanë në llogaritë e tyre pagën e luftës. "Sqaroj edhe naftëtarët e Ballshit. Cdo naftëtar ka pagesën sipas aktit normativ. 85% e bizneseve janë mbështetur nga paketat. Sot firmosim me bankat marrëveshjen për garancinë e dytë sovrane për bankat.

Jemi duke punuar për programin e rimëkëmbjes. Tre projektligjit janë konsultuar me ndërkombëtarët. I pari për tregun e kapitaleve, përbën një domosdoshmëri për të nxitur zhvillimin dhe e integritetit. Plotëson kuadrin rregullator.

Kjo lidhet edhe me integrimin, është hartuar në përputhje të plotë. Projektligji për përmirësimin e zonave të biznesit, sjellin një model të suksesshëm për të nxitur sipërmarrjen, zhvillim ekonomik" tha Denaj.