Arkiva - Tv Klan 1999
Sali Berisha: Partia Demokratike dënon ashpër këtë rezolutë dhe qëndrimet e Parlamentit të socialistëve, i cili mohon me një qëndrim tërësisht antikombëtar përpjekjet shtetformuese mbinjerëzore dhe arritjet ndërkombëtarisht të njohura të 2 milion shqiptarëve të Kosovës në 10 vitet e fundit, për formimin e shtetit të tyre paralel dhe funksionimin e tij, mohon institucionet e zgjedhura me vullnetin dhe votën e popullit të Kosovës në përzgjedhjet periodike të përgjithshme të zhvilluara në Republikën e Kosovës, me motivin e vetëm se ato përfaqësojnë vullnetin e 2 milion shqiptarëve të Kosovës dhe jo vullnetin e lobëve proserbe të Tiranës apo Prishtinës. Partia Demokratike dënon rezolutën si një përpjekje të hapur për të çfaktorizuar shqiptarët e Kosovës duke ju emëruar atyre një Qeveri të krijuar në vilat e bllokut që nuk e ka njohur asnjë qeveri tjetër në Perëndim që nuk e kanë njohur forcat demokratike të Shqipërisë dhe të Kosovës që nuk e njohin as pjesa dërrmuese e luftetarëve të lirisë.
Servet Pëllumbi: Mua më duket që nuk është çeshtja sot kur populli i Kosovës efektivisht ka ikur nga trojet e veta dhe jeton në Shqipëri dhe në vende të tjera. Nuk është çeshtja tani të flasim për këtë ose atë status. Mua më duket që Kuvendi nuk e ka rishikuar vendimin që ka marrë për njohjen e Republikës së Kosovës po sot mua më duket që janë ato shkallëzimet që fiksohen në rezolutë.
Gazetarja: A nuk e njeh Kuvendi i Shqipërisë Presidentin Rugova si President?
Servet Pëllumbi: Këtu nuk është çeshtja për të etiketuar njërin ose tjetrin, u gjet si rrugë përdorimi i atij termi që përdoret..... për liderin e moderuar Rugova, zotin Rugova. Por sigurisht neve derisa kemi njohur edhe si President që e ka zgjedhur populli i Kosovës nuk ka ndonjë problem.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/