Lokalet kërkojnë kompensim për dezinfektantët

2020-05-13 0

Shpenzimet e dezinfektuesve dhe pajisjeve mbrojtëse si maska dhe doreza për punonjësit, të jenë në llogari të shtetit. Kjo është kërkesa e re e hotelierëve për autoritetet. Sipas llogaritjeve të tyre, çdo ditë do të  shpenzohen nga 3 mijë denarë për blerjen e këtyre mjeteve.

Për një objekt me kapacitet më serioz, do të kushtonte rreth 3 mijë denarë shpenzime shtesë në ditë. Të sigurojmë të gjithë ata dezinfektues, për higjenë, për ndryshimin e pajisjeve mbrojtëse, kështu që me propozimin tonë kërkuam kjo të trajtohet si masë preventive, dhe sa do mund të na ndihmohet, qoftë duke siguruar një pjesë të mjeteve apo do na rimbursohen"-tha Martin Angelovski, grupacioni i hotelierëve.

Reagoi kryeministri Spasovski. Tha se me këtë kërkese ata tregojnë se ata shohin vetëm interesat e tyre personale.

Mendoj se propozimet e tilla tregojnë se përveç interesit personal, ata nuk shohin asgjë më tej, as interesin e shtetit dhe as ruajtjen e ekonomisë. Unë pres propozim nga hotelierët si do t'i lidhim drejtpërdrejt softueret, shtetin dhe hotelierët, në mënyrë që të mos ketë ekonomi gri në objektet e tyre të hotelierisë"-pohoi Oliver Spasovki, kryeministër teknik.

Inspektorati Shtetëror i Tregut për 8 ditë gjobiti 5 objekte hotelierike që kanë punuar gjatë orës policore. Sipas njoftimeve të autoriteteve, kafenetë dhe restorantet pritet të fillojnë me punë javën e ardhshme.

Andre Çobanova

Free Traffic Exchange