Gjoba s'bën punë! Në Rrogozhinë vijon ndotja alarmante, mbetjet urbane ende digjen pranë Shkumbinit

2020-05-13 1

Pas gjobës së IKMT ndaj kompanisë ?Viola-Green SHPK? me seli në Tiranë që duhet të bënte pastrimin e mbetjeve urbane në Rrogozhinë, kamera e Report Tv është ndalur në landfillin në natyrë ku masa administrative 2 mln lekë duket se s'ka ndryshuar asgjë. Buzë lumit Shkumbin vijojnë të hidhen mbetjet urbane të cilat digjen në natyre, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë: të ujit dhe ajrit.