Vrasje, gjoba e drogë! OFL zbarkon në Shkodër, u kërkon llogari për pasurinë 4 të 'fortëve'

2020-05-13 1

TIRANE-Operacioni Forcat e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë 4 individëve të skeduar për ngjarje kriminale në Shkodër, dy vëllezërve Lici, që janë djemtë e Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe dy vëllezërve të tjerë, Bledar e Gëzim Cafi. Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.