Sejko: Ekonomia do të përkeqësohet - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, një rënie që nuk e kemi përjetuar në dy dekadat e fundit. Sipas tij, stabiliteti financiar do të dëmtohet nga rënia e të ardhurave dhe përkeqësimi i likuiditetit.Gjatë një deklarate për mediat, Sejko tha se 20 mijë biznese kanë përfituar deri më tani nga shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë.?Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë që nuk i kemi përjetuar dy dekadat e fundit, rritje të papunësisë dhe ulje të konsumit. Rënia e të ardhurave, përkeqësimi i likuiditetit do të përkeqësojnë stabilitetin financiare. Stimujt fiskal dhe monetar janë instrumente kryesore për të nxitur kërkesën agregate dhe likuiditetin në ekonomi. Kemi marrë masa për të furnizuar me para ekonominë duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për para. Kemi hequr kufijtë sasior për të marrë hua për likuiditet tek bankat. Deri më tani kanë përfituar 20 mijë biznese nga shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë, dhe janë shtyrë mbi 2 mld euro kredi.?Sejko ka renditur edhe pesë sfidat kryesore që ka shkaktuar pandemia, ndërsa i bëri thirrje biznesit që të bashkëpunojë me sektorin bankar.?Sfida 1: përballimi i emergjencës shëndetësore. Sfida e 2: rishikimi modelit të biznesit, secili nga ne mund të bëjë të mundur zhvendosjen e biznesit online. Sfida 3: ruajtja e likuiditetit për bizneset pasi sfidat e gjetën të papërgatitur. Sfida 4: ruajta e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë. Klientët në vështirësi financiare duhet të mbështeten me likuiditet, dhe klientët më në vështirësi mund të mbështeten me një shtyrje të radhës së ristrukturimit të kredisë. Sfida e 5: ruajta e stabilitetit monetar të vendit, sektori bankar do i mbështes bizneset por kërkon bashkëpunimin e biznesit.?