Report TV- Përplasjet Meta-Dvorani bllokojnë Gjykatën Kushtetuese! Lista me kandidatë 'ngrin' në KED

2020-05-13 0

Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet për shumë çështje të rëndësishme që kanë sjellë përplasje e tensione të mëdha në jetën politike të vendit, por ende është jashtë funksioni dhe nuk dihet se sa do të zgjasë kjo gjë.

Po ku ka ngecur ky proces? Aktualisht janë 23 kandidatet në garë nga të cilët KED pritej të bënte pak para pandemisë listimin dhe pikëzimin e tyre, në mënyrë që të zgjidheshin 3 gjyqtarët e tjerë për Kushtetuesen, nga të cilat 2 vakanca i përkasin presidentit dhe një vakancë parlamentit.

Për të arritur deri në përpilimin e listët duhet që fillimisht të kalojën 'filtrin' e KED, një këshill që drejtohet nga Ardian Dvorani. Sipas Report Tv, KED kishte nisur me listimin dhe pikëzimin e kandidatëve, por për shkak të pandemisë nuk u zhvillua mbledhja. Dosjet voluminoze dhe prezantimi të kandidatëve u pa e pamundur që kjo të zhvillohej online.

Me lehtësimin e masave u pa një mundësi për zhvillimin e mbledhjes, por përplasjet e reja mes Dvoranit dhe Metës ka sjellë sërish një bllokim dhe ngritje të këtij procesi.

Presidenti Ilir Meta ka dërguar KLGJ kërkesë për shkarkimin e Dvoranit për përfundim të mandatit të tij. Kjo kërkesë që po shqyrtohet nga KLGJ ka ngritë të gjithë procesin jo vetë atë të verifikimit të procesit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, por edhe vetë funksionin dhe mandatin e Ardian Dvoranit, i cili është kreu i KE. Pa vendosur ende vendim nga KLGJ se çfarë do të bëhet me mandatin e Dvoranit, çdo vendim i tij mund të dalë nul, nëse në të ardhmen vendoset shkarkimi i tij.