Mark Crawford: Ta heqim nga duart e mafies, arsyet pse duhet të legalizohet kanabis mjekësor

2020-05-13 1

TIRANE-Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtitë Mark Crawford në një intervistë për Report Tv dha argumentet e tij se përse është pro legalizimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri. Përveç kurimit për ata që vuajnë nga një sëmundje dhe e kanë të domosdoshme, ai theksoi se legalizimi i kanabisit ridrejton problemin dhe ajo që tani është në të zezë duke filluar nga punësimi përkthehet në taksa më pas duke qenë edhe një 'plumb' për ekonominë.  

Intervista e plotë për Report Tv e Mark Crawford
Unë dola para 6 vitesh, në atë kohë në Amerikë ishte vetëm në fillime legalizimi i kanabisit. Sot kemi 33 shtete në Amerikë që kanë legalizuar kanabisin, jo vetëm mjekësor, por edhe personal. Ka vlerë për ata që kanë disa sëmundje. Në Shqipëri nuk e po filloni nga zero, është në ekzistim. Nuk është i përshtatshëm për të gjithë të përdoret. Nuk duhet të jetë kriminalizuar. Unë kam disa shokë që janë lidhur me fenë, që thonë se nuk është mirë të përdoret drogë.