Zhduket 63-vjeçari, dyshohet se eshte mbytur ne lume, familjaret: Policia nuk po ben asgje

2020-05-13 6

Prej 8 ditësh, një 63-vjeçar rezulton të jetë i zhdukur në fshatin Rreth-Kalë të njësisë administrative Muhurr në Dibër.

Sipas familjarëve, dyshohet që Sefedin Lleshi të jetë mbytur në lumin Drin. Ata thonë se 63-vjeçari ka qenë duke kaluar lumin me kalë në datën 5 Maj. Pas disa orësh, kali u kthye pas i përgjakur dhe i laguar, ndërsa nuk kishte asnjë shenjë nga Sefedin Lleshi.

Familjarët kanë bërë denoncim në Policinë e Dibrës për të nisur kërkimet, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Të afërmit shprehen se uniformat blu nisën kërkimet pas denoncimit, por më pas u ndërprenë. Në ndihmë të tyre shkuan edhe banorë të zonës. Ata mundën të gjenin vetëm xhaketën e 63-vjeçarit. Familjarët bëjnë apel që të rifillojnë kërkimet për gjetjen e trupit, duke kërkuar ndërhyrjen e polumbarëve të forcave RENEA.

?Ajo që na shqetëson është se nga ana e Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore, nuk është bërë asnjë përpjekje. Kërkojmë ndihmë nga shteti për të gjetur trupin e babait tonë, i cili është mbytur këtu në lumin Drin?, thotë një prej familjarëve.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/