Fjala e plotë/Garancia e parë sovrane, Mucostepa: Bankat vonojnë dhënien e kredisë, ka burokraci

2020-05-13 0

Në takim me guvernatorin Gent Sejko dhe me kryetarin e Shoqatës së Bankave Sivlio Pedrazzi, ku u diskutua për marrëdhënien midis biznesit dhe bankave kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Ines Mucostepa ka kërkuar shtyrje deri në një vit për pagimin e kësteve të kredisë, për shkak të ndikimit negativ të pandemisë. Mucostepa tha se bankat nuk kanë paguar menjëherë garancinë sovrane dhe se ka pasur burokraci.

?Paketat janë të vonuara dhe më shumë sociale, bizneset po hezitojnë të përdorin garancinë pasi I druhen sekuestrimi të aksioneve në rast se nuk kanë fuqi paguese. Bankat nuk kanë paguar menjëherë ka pasur burokraci. Jemi në pritje të një pakete të tretë tërësisht për biznesin që të rris fuqinë e tyre likuiditetit. Duhen ndërmarrë veprime të shpejta dhe më efektive dhe të ofrohet më shumë likuiditet si vendet e rajonit. Banka e Shqipërisë të shtyjë më shumë këstet e afateve të kredisë. Banka e Shqipërisë duhet të krijojë mundësinë për bankat e nivelit e dytë për të ristrukturuar kreditë. Kërkojmë shtyrje nga 6 muaj deri në 1 vit kërkojmë miratimin e dytë të garancisë sovrane, duhet të jetë e pakufizuar dhe të përmbush nevojat për likuiditet, dhe të ketë tarife interesi jo më shumë se 0.2%.  Kërkojmë ristrukturim të kredive për të gjitha bizneset deri në 5 vite dhe të mos aplikohen penalitete?, u shpreh Mucostepa.