TIRANE-Operacioni Forcat e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë 4 individëve të skeduar për ngjarje kriminale në Shkodër, dy vëllezërve Lici, që janë djemtë e Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe dy vëllezërve të tjerë, Bledar e Gëzim Cafi. Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.
Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin, i cili është në kërkim pasi dyshohet si personi që më 30 mars 2019 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. Gjithashtu edhe dy vëllezërit e tjerë, Bledar e Gëzim Cafi janë të njohur në kryeqendrën e veriut, por jo vetëm, pasi për disa ngjarje kriminale Gëzim Cafi është kapur dhe dënuar në Francë. Bledar Cafi është i njohur edhe si i forti i Shkodrës.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL deklaron se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.