Zamira Koleci: Më habisin njerëzit që thonë 'jam rehat se s'bëj asgjë', gazetaria profesion pa orar

2020-05-13 5

Është një nga ikonat e radios shqiptare. Zamira Koleci në një intervistë në emisionin ?Rreze Dielli? ka treguar shumë çka nga jeta e saj, pasioni për radion dhe këmbëngulja për të bërë punën që dëshironte. Sot një grua në pension, Zamira rrëfen nëpërmjet fotografive ngjarjet që kanë shenjuar jetën e saj. Teksa bën krahasimin e gazetarisë ndër vite, ajo thotë se rregullat e komunizmit ishin diktuar dhe në media, ndërkohë që sot gazetarët ndonëse u mungon pasioni, kanë më shumë mundësi të bëjnë më shumë për profesionin e tyre.
"Me rregullat e komunizmit, por bënim radio reportazhe të bukura, nuk I harroj radio reportazhet e vitit të ri, nismin në Tiranë e në veri, ishte ftohtë, por edhe në jug. Merrnim njerëzit, por merrnim edhe ushqime atje, verë, dhe kalonim vitin e ri. Nuk pyesnim për orare, e as për shpërblime për oraret e tejzgjatura. Unë s?mbaj mend të kem bërë ndonjëherë pushim. Më habisnin njerëzit që thonin jam rehat në punë se nuk bëj asgjë.? shprehet në ?Rreze Dielli? Zamira Koleci.