Zamira Koleci: Një nga momentet më të bukura të karrierës, koncerti i këngëtarit Albano Carrisi

2020-05-13 12

Është një nga ikonat e radios shqiptare. Zamira Koleci në një intervistë në emisionin ?Rreze Dielli? ka treguar shumë çka nga jeta e saj, pasioni për radion dhe këmbëngulja për të bërë punën që dëshironte. Sot një grua në pension, Zamira rrëfen nëpërmjet fotografive ngjarjet që kanë shenjuar jetën e saj. Me mallëngjim kujton koncertin e Albano Carrisit në Shqipëri, si një nga momentet më të bukura në jetë.
"Këtu jemi me Albano Carrisi (këngëtari i njohur italian). Ka qenë një kohë e jashtëzakonshme kur ka ardhur në Tiranë, ka mbajtur koncert. Por ka qenë para hapjes, duhet të ketë qenënë vitet '87- '88. Ndoshta edhe afër '90. Koncertin e parë e dha te Instituti i Arteve dhe të dytin në stadium. Dhe kur ka ardhur në një dasmë i ftuar, isha e ftuar dhe unë dhe ia kujtova dhe iu mbushën sytë me lot. Aq shumë e kishte përjetuar. I thashë, kur ti emocionohesh, po ne që e përjetuam më shumë. Dhe unë atëherë kam ndjekur gjithë takimet e tij me udhëheqjen, ishte si gjysmë zyrtare. Kishte ardhur bashkë me Rominën. Dhe kur këndoi në stadium, këngën 'Libertà', stadiumi buçiste, po e ndiqja nga radio, qanim. Shpirtërisht, ai koncert na mbushi me shpresë. Dhe prandaj e kam ruajtur. E solla sepse ishte një ngjarje tipike." thotë ajo