Shumë i revoltuar ka qënë një i moshuar me pushtetin vendor për taksat dhe kryesisht për ndriçimin publik dhe gjelbërimin e hapësirave të përbashkëta, taksë që mbahet në faturën e ujit. Duke telefonuar në programin e mëngjesit ?Shtypi i Ditës dhe Ju? me moderator Andi Kapxhiun pensionisti tha se shteti do të nxjerrë dhjam nga pleshti.