Report TV -Nënoficeri i gardës i zhdukur prej 8 ditësh! E ëma: Ishte stresuar nga pandemia

2020-05-13 0

Nënoficeri i Gardës së Republikës, Ervin Derguti humbi gjurmët 8 ditë më parë, ndërsa u nis për në punë mëngjesin e 27 prillit. Në studion e emisionit 'Pa gjurmë' daja i tij Haxhi Vela sqaroi se zhdukjen e tij e mësuan dy orë më pas, kur komanda e repartit të Gradës merr në telefon familjen duke njoftuar se 27-vjeçari nuk ishte paraqitur në punë. Kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, tregojnë lëvizjen e fundit të të riut.