Report TV -KLGJ shtyn pa afat çështjen ‘Dvorani’, do të pyesë SHBA-BE për kërkesën e Metës

2020-05-13 0

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme të shtyjë shqyrtimin e kërkesës së Presidentit Ilir Meta, për largimin nga detyra të kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, njëherësh anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjatë kësaj mbledhje, KLGJ ka shqyrtuar versionin e vetë Dvoranit për pretendimet e Presidentit Ilir Meta dhe disa propozime të anëtarëve të Këshillit. Në vijim, Këshillit ka vendosur me shumicë votash shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës së Metës për largimin e Dvoranit me qëllim që të njohë Dvoranin me vendimet dhe relacionet përkatëse të Këshillit për hapjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë si dhe me korrespondencën e institucionit të KLGJ-së me Presidentin e Republikës, për dekretimin e anëtarëve të rinj në të.