Të hënën pritet të rinisin me punë disa prej kafeneve, bareve, restoranteve, por me gjysmë kapaciteti. Nga sektori i turizmit kanë arritur marrëveshje që mos të rritin çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Por, anketa e Odës e cila përfaqëson pronarët e kafeneve dhe restoranteve tregon se 95% e pronarëve nuk janë të kënaqur nga masat e Qeverisë. Oferta prej 9 mijë denarëve ose pagë bruto 14.500 denarë për të punësuarit e tyre nuk iu mjafton që nga e hëna të nisin me punë. Nga ky hulumtim i Oda konstaton se mbi 2/3 e bizneseve të vogla dhe të mesme nuk janë të gatshme të funksionojnë me gjysmë kapaciteti.