Dita e Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar sot ndryshe nga e kaluara, ku të pranishëm kanë qenë vetëm figura politike, në mungesë të veteranëve dhe të familjarëve të tyre. Me ceremonira të thjeshta, pa pompozitet për shkak të koronavirusit, krerët e institucioneve më të larta në çdo qytet të Shqipërisë, kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në këtë 5 maj të shënjuar në nder të atyre që dhanë jetën për liri.